10 Mënyra për më shumë trafik në blog.

Dëshiron më shumë trafik në blog? Këtu janë disa këshilla për të tërhequr më shumë vizitorë në faqen tuaj:

1. Shkruani përmbajtje të mirë

Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja është të shkruani përmbajtje të mirë, të lehtë për t’u kuptuar nga njerëzit.

Në këtë mënyrë, kur njerëzit të vijnë në faqen tuaj, ata do të kenë më shumë të mundësi të qëndrojnë, të abonohen ose të kthehen për një vizitë tjetër.

1. Write good, shareable content.

2. Komentoni në blogje të ndryshme

Promovoni faqen tuaj duke lënë komente interesante në blogje të ndryshme. Nëse po kërkoni të krijoni trafik të blogut, do të duhet të krijoni marrëdhënie të mira me blogerët e tjerë.

2. Comment on other blogs.

3. Listoni URL-në blogje të tjera

Sigurohuni që URL-ja e blogut tuaj të jetë e shënuar në mediat tuaja sociale. Shpërndani URL-ne kudo ku njerëzit shfaqin interes.

3. Link to other blogs.

4. Shpërndani blogun dhe postimet tuaja

Shpërndani postimet tuaja në Twitter, Facebook, Pinterest, Instagram dhe çdo faqe tjetër të mediave sociale që është e rëndësishme për industrinë tuaj. Inkurajoni miqtë dhe familjen të lexojnë blogun tuaj. Ju menjëherë mund të fitoni trafik në blogun tuaj vetëm duke u treguar miqve tuaj për këtë.

4. Share your blog and posts

5. Bashkëpunoni me Blogerët

Ndonjëherë është e dobishme të bashkëpunoni me blogerë të tjerë. Shumica e blogerëve sot janë të gatshëm të bashkëpunojnë.

Gjeni blogerë dhe gjeni mënyra se si t’i takoni dhe të nisni të bashkëpunoni.

Connect with other bloggers

6. Shtoni butonat për shpërndarje

Inkurajoni lexuesit tuaj të promovojnë postimet në blog duke e bërë të lehtë për ta. Shtoni butona shpërndarjeje në faqen tuaj që ju lejon atyre ndarjen e postimeve me një klik.

7. Shpërndani përmbajtjen e të tjerëve

Shpërndarja e përmbajtjes së njerëzve të tjerë është një mënyrë shumë e mirë  për gjenerimin e trafikut në blog. Shumica e blogerëve janë ashtu si ju – ata duan më shumë trafik në blog dhe ndihen të vlerësuar  kur njerëzit e tjerë shpërndajnë përmbajtjen e tyre. Shpërndani përmbajtjen e të tjerëve dhe prisni që ata të bëjnë të njëjtën gjë.

8. SEO dhe fjalët kyçe

Nëse vërtet dëshironi të keni trafik në blogun tuaj, fjalët kyçe dhe SEO duhet të jenë pjesë e strategjisë suaj. Me SEO, ju merrni trafikun e synuar nga Google, dhe përdoruesit gjejnë informacionin dhe përgjigjet për të cilat po kërkojnë në internet.

9. Pyesni, dhe bashkëbisedoni me lexuesit:

Provoni të filloni një diskutim për një çështje të rëndësishme ose diçka aktuale, për të cilën lexuesit mund të interesohen.

Kjo i tërheq ata duke i ftuar ata të komentojnë dhe shprehin mendimet e tyre.

10. Postoni në blog rregullisht

Blogjet që kanë orare më të shpeshta dhe të rregullta të postimeve, kanë tendencë të zhvillojnë një audiencë më të shpejtë. Kështu që postoni rregullisht.