CloudyHost është Certifikuar me Certifikatën e Sigurisë PCI DSS 2021
3 mënyra se si WordPress Toolkit ndihmon biznesin tuaj
Të gjithë përdoruesit WordPress si, programues apo administratorë e dinë ndjenjën e stresit të ngarkesës së punës dhe nevojën për të kursyer kohë dhe për të bërë më shumë. cPanel krijoi një zgjidhje all-in-one. Në përditësimin e fundit të WordPress Toolkit ju do e keni më të thjeshtë për të ndërtuar, siguruar dhe menaxhuar WordPress-in tuaj.
Prezantimi i WordPress Toolkit
Bëjeni më të lehtë përdorimin e WordPress, pavarësisht nëse jeni fillestar apo profesionist. Thjeshtoni një shumëllojshmëri të rrjedhave të punës, automatizoni dhe menaxhoni detyrat duke përdorur një panel të vetëm. cPanel ka krijuar paketën më të plotë, të sigurt dhe të gjithanshme të opsioneve për WordPress. Le të kalojmë tek përfitimet.
1. Ngarkesa juaj e përditshme e punës bëhet e thjeshtë
Ju mund të instaloni dhe konfiguroni WordPress nga fillimi në fund me anë të një butoni. Një panel për të menaxhuar opsionet e WordPress. Klononi, sinkronizoni, përditësoni, migroni dhe ekzekutoni detyra komplekse me shpejtësi. Gjithashtu mund të menaxhoni shtojca dhe tema të shumta njëkohësisht. Mund të bëni instalimin/aktivizimin apo ç’aktivizimin e tyre me një klikim.
2. Mbroni veten nga sulmet online
WordPress Toolkit siguron faqen tuaj. Ajo vjen me një skanues sigurie me përditësimet më të fundit të sigurisë, duke përfshirë rekomandimet më të mira nga WP Codex. Kjo shkon përtej sigurisë themelore që normalisht gjeni në panelet e tjera. Kur skanoni të gjitha faqet tuaja në WordPress me cPanel mund të identifikoni dhe të mbroni instalimet tuaja qëndrore. Gjithcka që ju duhet të bëni është të përzgjidhni pjesët që doni të siguroni dhe të klikoni butonin “Secure”, kaq mjafton.
3. Shijoni automatizimin e faqes tuaj
Është shumë e thjeshtë, por jo amatore. Ju keni kontroll të plotë mbi:
- WP-CLI.
- Mirëmbajtje.
- Korrigjimin e gabimeve.
- Menaxhimin e indekseve të motorëve të kërkimit.
- Dhe shumë të tjera.
Për të përditësuar WordPress, shtojcat apo temat, gjithçka që duhet të bëni është të aktivizoni Maintenace Mode dhe të ndiqni hapat. Nëse diçka shkon keq ose ju bëni ndonjë gabim, Restore Points and Backups ju lejon t’a ktheni faqen siç ishte më parë. Ju gjithashtu mund të menaxhoni të gjitha opsionet e rëndësishme të korrigjimit të gabimeve nga një ndërfaqe e vetme.
Zgjidhni të aktivizoni ose ç’aktivizoni opsionin që motorët e kërkimit të shfaqin faqen tuaj rast pas rasti. Nëse keni nevojë, ju lehtësisht mund të keni akses në WP-CLI. Pra po themi që mund të importojmë një databazë, krijojmë një përdorues të ri, përditësojmë temat dhe shtojcat – të gjitha me një klikim.
Një opsion për të gjitha.
Nëse jeni gati të largoni kompleksitetet dhe zhvilloni biznesin tuaj, atëherë jeni në faqen e duhur, ne do t’ju ndihmojmë të përshtateni lehtësisht. Me çdo paketë në CloudyHost.com ju keni të përfshirë dhe WordPress Toolkit.