5 arsyet pse blogu është ende i rëndësishëm në vitin 2022

Mundësia për të dëgjuar zëra unikë është më e rëndësishme se kurrë për momentin, por a është blogu ende mënyra për t’i përhapur idetë tuaja në vitin 2022?

Është praktikisht po aq i vjetër sa interneti dhe u ofron individëve një shans për të ndarë pasionet e tyre me një audiencë që kanë mendime të ngjashme. Megjithatë, rreth dhjetë vite më parë, blogu u zgjodh nga kompanitë si pjesë e marketingut të tyre.

Si një bloger, si mund të siguroheni që blogu juaj të ketë shanset më të mira në 2022? Le të shohim pesë gjëra që vërtetojnë se blogu është ende i rëndësishëm në vitin 2022 dhe si mund t’i përdorni ato në mënyrën se si shkruani blogun tuaj.

5 arsyet kryesore pse blogu është ende i rëndësishëm

1. Statistikat flasin vetë

Sipas statistikave: 409 milionë blogje lexohen ende në muaj nga 20 miliardë blogje që ekzistojnë. Menjëherë mund t’i përgjigjemi pyetjes “a është ende i rëndësishëm blogimi në 2022” me një PO të fuqishme.

2. Formati i blogut

Blugu duhet të jap informacion sa më të thjeshtë, të kuptueshëm për lexuesin. Duhet të ofroj diçka unike.
Duhet të jetë më i plotë se artikujt në wikipedia por jo aq të ngarkuar sa një artikull akademik.

Në blog lexuesit e dinë se mund t’i gjejnë përgjigjet shpejt dhe në një mënyrë që është e lehtë për t’u kuptuar. Blogjet priren të përfshijnë një element të tillë si (një ‘listë 5 më të mirët’) për të tërhequr vëmendjen dhe për të frymëzuar leximin deri në fund.

3. Përmbajtja

Edhe blogjet e kompanive priren të shkruhen në një mënyrë të tillë që të përcjellin sa më shumë informacion. Personi që e shkuan artikullin tregon njëanshmëri, duke bërë që lexuesit të pajtohen ose jo me atë çfarë është shkruajtur. Të dyja këto ndjesi janë të mira, pasi kjo është arsyeja e artikullit, të shkaktoj një reagim të tillë.

Liria e shprehjes është më e rëndësishme se kurrë. Blogjet janë ndoshta e vetmia formë që lejon që shkrimet të bëhen nga kushdo dhe të publikohen për të gjithë.

4. Evolucioni i vazhdueshëm

Që nga konceptimi i tyre pak më shumë se 20 vite më parë, blogjet kanë qenë vazhdimisht në zhvillim. Fillimisht, ishin thjesht si pjesë e faqes së internetit. Vetëm rreth 10 vite më parë ato u përdorën për marketing dhe vazhdojnë të përdoren edhe sot. Blogjet janë ende në zhvillim, dhe duket se nuk ka gjasa që të ndalen, për sa kohë që njerëzit gjejnë mënyra të reja për të ndarë informacionin në internet.

Është ky evolucion që i bën blogjet të vazhdueshëm dhe të gjejnë përdorime, audienca dhe potenciale të reja. Disa janë të qëndrueshëm, të tjerë jo. Megjithatë, një gjë është e qartë, ato janë aktualisht shumë të rëndësishëm për influencers.

Në të vërtetë, disa nga influencers më të mëdhenj janë blogerët. Kompanitë përdorin blogerët për disa arsye. Kryesisht, për të arritur audiencën e tyre.

Përtej kësaj, vlerësimet e tyre kanë vlerë në vetvete. Kur po kërkoni në google një pajisje kuzhine të caktuar, kujt i besoni më shumë? Një kuzhinieri që është gjithashtu i pasionuar pas produktit dhe e përdor atë çdo ditë, apo kompanisë që e prodhon? Një vlerësim nga një bloger influencer shton ndikimin tek një produkt pasi jep një mendim për diçka që e përdor çdo ditë, gjë që mund të mos ishte vënë re nga departamenti i marketingut nga mungesa e përdorimit të këtij produkti .

Sidoqoftë, blogu nuk po ndryshon vetëm për shkak të influencers. Përmbajtja e vetë blogjeve është gjithmonë në ndryshim. Blogjet tashmë përfshijnë media të ndryshme si video, audio, receta, madje edhe foto unike dhe vepra arti.

Duke ndjekur trendet, do të vini re se çfarë bëjnë të tjerët dhe madje do të filloni të aplikoni disa nga idetë tuaja unike. Ju do të jeni pjesë e evolucionit të vetë blogjeve. Aty ku ka ende evolucion, patjetër që ka ende mundësi.

5. Roli që luan tek lexuesi

Ka shumë mundësi që ne të gjithë të kemi lexuar një blog në javët e fundit.

Pavarësisht nëse ishte një blog ushqimor, rishikim produkti, një udhëzues për diçka teknike, një pjesë e opinionit për t’u siguruar që kishit të drejtë që e urreni atë film – blogu është diçka të cilin e kërkojmë vazhdimisht. Ekziston një blog për pothuajse çdo gjë. Ai është më shumë se thjeshtë mendime apo ide. Komunitete të tëra mund të themelohen rreth një blogu të veçantë. Mënyra më e mirë për të gjetur audienca si kjo është thjesht të shkruani për atë që doni. Nëse mund të demonstroni pasion, origjinalitetin dhe një kënd të pashfrytëzuar, një audiencë do t’iu ndjekë.

Sigurisht, është gjithashtu mirë të mbani mend se, nëse jeni kaq të prirur, promovimi i përmbajtjes së blogut në mediat sociale është relativisht i lirë në krahasim me të tjerat. Përdorni Facebook, Instagram ose Twitter për të krijuar një faqe për blogun tuaj dhe më pas sponsorizoni postimet ose përmbajtjen për të tërhequr lexuesit.

Pra, a janë blogjet ende të rëndësishëm në 2022?

Blogjet do të vazhdojnë të kenë një vend për aq kohë sa vazhdojnë të zhvillohen. Jo çdo blog do të jetë një sukses i madh, por nuk ka garanci për sukses në asgjë përpara se të provoni. Një gjë është e sigurt, ju dështoni në 100% të gjërave që nuk i provoni. Me kaq shumë platforma blogimi për të zgjedhur, kurseni veten nga stërmundimi dhe humbja e kohës duke zbuluar se cila paketë mund të funksionojë më mirë për ju.

Na lejoni t’ju ndihmojmë të vendosni faqen tuaj të blogut online. Ofrojmë çdo gjë që ju duhet për të filluar blogun, vlogun ose faqen e përsosur.