CloudyHost është Certifikuar me Certifikatën e Sigurisë PCI DSS 2021
7 Arsye Esenciale Pse Çdo Dyqan Online Duhet të Ketë Një Blog
Është thelbësore të dini që: Edhe me një prezencë në rrjetet sociale dhe një faqe interneti që funksionon mirë, dyqani juaj online ende ka nevojë për një blog.
Pse? Blogimi i rregullt dhe me cilësi mund të përmirësojë biznesin tuaj në shumë mënyra.
1- Postimet në blog mund të përmirësojnë SEO-n e dyqanit tuaj.
Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të dukshme të bizneseve që po kalojnë drejt tregtisë elektronike (eCommerce). Shumë dyqane lokale fizike, rishitës, madje edhe prodhuesit që tradicionalisht shërbenin për biznese të tjera kanë pranuar tregtinë elektronike për t’u lidhur me klientët në shtëpitë e tyre dhe për të fituar shitjet e humbura për shkak të kufizimeve që klientët të shkonin në dyqan.
Ka shumë më tepër dyqane eCommerce me të cilat duhet të konkuroni për dukshmëri në rezultatet e kërkimit. Kjo do të thotë se ju duhet të përmirësoni SEO-n.
Postimet e rregullta krijonë përmbajtje të re për faqen tuaj që mund të përmirësojë renditjen në rezultatet e kërkimit. Po ashtu mund ta bëjnë këtë edhe postimet që përfshijnë llojet e fjalëve kyçe që klientët tuaj kërkojnë, qoftë kjo “orë për stërvitje,” “ushqim organik për hamstera” apo diçka tjetër.
2- Postimet me udhëzime mund të tërheqin klientë të rinj dhe besnikë në dyqanin tuaj.
Pavarësisht produktit tuaj, klientët mund të kërkojnë këshilla për përdorimin e tij. Kjo vlen për artikuj që variojnë nga produktet e kujdesit të lëkurës, pajisjet sportive, deri te materialet për shtëpinë. Pra, jepi atyre klientëve atë që ata kërkojnë dhe bëj postimet të dobishme me tutoriale sa njerëzit do t’i ruajnë në bookmarks dhe do të kthehen përsëri për të mësuar më shumë.
Për shembull, Lowes ofron një përmbajtje të gjërë me udhëzime të ndryshme. Ky është lloji i përmbajtjes që dikush mund ta ruajë dhe të kthehet tek ajo ndërsa kryen instalimet për paisjet e ndryshme në shtëpi.
3- Një blog me cilësi mund të rrisë abonuesit për eCommerce.
Ndoshta tashmë e dini që lista juaj e email-eve është themeli për një marketing efikas. Nëse blogu juaj ofron përmbajtje që klientët tuaj e pëlqejnë dhe mund ta përdorin, ai mund t’ju ndihmojë të zgjeroni listën tuaj të email-eve.
Nuk keni nevojë të përdorni një pop-up për t’i bërë njerëzit të abonohen. Marka e bukurisë Orly ndjek një metodë më të thjeshtë që përdoruesit të abonohen. Në fund të çdo artikulli bën një thirrje për t’u regjistruar.
4- Postimet mbi stilet e jetesës mund të tërheqin klientë besnikë.
Ndërtimi i një komuniteti rreth markës suaj është një hap i avancuar në marketing, dhe zakonisht fillon me një blog. Vini re se shitësi i pajisjeve për aktivitete në natyrë, REI, nuk thekson produktet e tij në postimet e fundit.
Në vend të kësaj, këto postime në blog trajtojnë tema që klientët e vlerësojnë, si ruajtja e natyrës dhe destinacionet e egra.
Për të krijuar një blog që ndihmon të lidhni markën tuaj me mënyrën e jetesës së klientëve, ju duhet të njihni mirë klientët tuaj. Mund të filloni me një kategori të vetme në blogun e dyqanit tuaj të dedikuar stilit të jetesës. Nëse rezultatet janë të mira, mund të shtoni gradualisht më shumë.
5- Blogu juaj mund të rrisë shitjet duke ofruar udhëzues për blerje.
Edhe nëse klientët tuaj nuk janë të lidhur me një stil të caktuar jetese, të gjithë duan të marrin produktet e duhura—pavarësisht llojit të produktit. Kjo është arsyeja pse udhëzuesit e blerjeve janë përmbajtje aq popullore në blogjet e faqeve eCommerce.
Mund të krijoni udhëzues për blerje specifike apo të përgjithshme. Më poshtë gjeni një shembull se si Chewy ka krijuar udhëzuesin e tij për blerjen e dhuratave për qentë.
6- Përdorni postimet e blogut për të rritur vizitat në faqen tuaj.
Postimet tuaja në blog do të marrin më shumë vizita nëse përfshijnë imazhe të mira dhe origjinale. Këto imazhe mund të ndihmojnë që postimet tuaja të shpërndahen më shpesh në rrjetet sociale, që të gjeni klientë të rinj dhe të drejtoni vizitorë të rinj drejt blogut të dyqanit tuaj.
Ja një shembull: pjesërisht udhëzues për dhuratat, pjesërisht postim mbi stilin e jetesës, ky postim i Etsy me temë festive dhe me produkte të zgjedhura nga Nicole Richie që ka kredencialet e një influenceri ka shumë foto të mira të produkteve që shpërndahen në rrjetet sociale.
Edhe pa një buxhet të madh për marketing, mund të përdorni telefonin tuaj dhe disa këshilla ekspertësh mbi marrjen e fotove të produkteve për të prodhuar imazhe për blogun që lexuesit tuaj do të dëshirojnë të ndajnë.
7- Blogu juaj mund t’ju ndihmojë të gjeni punonjësit e ardhshëm
Nëse dyqani juaj është në rritje, mund të jeni duke kërkuar punonjës të rinj. Postimi i vendeve të lira të punës në blogun tuaj është një mënyrë për t’i njoftuar klientët tuaj, por ajo që është edhe më efektive është krijimi i një kategorie blogu që ju tregon vizitorëve si është kompania juaj, kush punon atje dhe pse u pëlqen. PetSmart bën këtë me një blog të tërë të përqendruar në përvojën e punonjësve të tyre, me profile të punonjësve dhe artikuj mbi projektet e shërbimit komunitar që dyqanet e tyre organizojnë dhe sponsorizojnë.
eCommerce duhet të ketë me patjetër një Blog.
Për ta përmbledhur, ja pse dyqani juaj online duhet të ketë një blog: përmirësim i renditjes në motorët e kërkimit, rritje e trafikut të faqes, zgjerim i abonuesve të email-it, rritje e besnikërisë së klientit, rritje e shitjeve, një shtrirje më e gjerë në rrjetet sociale dhe një kanal efektiv për të tërhequr kandidatët idealë për punë në biznesin tuaj.
Gati për të filluar blogun e faqes tuaj eCommerce? Kontrolloni paketat tona hosting për WordPress.