Avantazhet e NGINX

Shpejtësia konsiderohet si një nga faktorët më të rëndësishëm që përdoruesit të qëndrojnë në faqen tuaj. NGINX jo vetëm që kujdeset për shpejtësinë dhe performancën, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e çdo lloj sulmi në faqen tuaj. Ai siguron rezultate të jashtëzakonshme duke përmirësuar edhe më shumë përvojat e përdoruesve. NGINX ka shumë avantazhe që e bëjnë atë të jetë serveri më i shpejtë në botë.

Më poshtë po rendisim disa arsye kryesore se përse NGINX është zgjedhja më e mirë në vend të Apache ose një ndonjë alternative tjetër.

NGINX ​​Web Server rrit performancën

NGINX ​​punon shumë mirë në faqet që kanë shumë trafik. E gjithë kjo ndodh me burime minimale të tilla si: memorja dhe CPU. NGINX ​​shpërndan përmbajtjen më shpejt se çdo server tjetër web. Ai ​​është më efikas me faqet e internetit që kanë shumë vizitorë.

NGINX ​​Web Server rrit sigurinë

​​Karakteristikat e sigurisë të NGINX janë të dobishme kur faqja e internetit merr ndonjë sulm DoS ose DDoS. Mund të themi se sulme të tilla janë mjaft të njohura këto ditë dhe ndodhin shumë shpesh. NGINX ​​do t’ju mbrojë nga shumica e tyre. Serverat NGINX të CloudyHost ​​janë të përditësuar dhe të sigurt.

NGINX redukton kostot hardware

Përveç përfitime të tilla si siguria dhe shpejtësia e faqes suaj të internetit, NGINX gjithashtu zvogëlon shpenzimet tuaja për administrimin e sistemeve pasi përfshin 24 orë mbështetje teknike për 7 ditë në javë. Ju mund të merrni ndihmë të menjëhershme.

Merrni rezultate më të mira

Ju nuk dëshironi që faqja juaj e internetit të jetë e ngadaltë. Një faqe e ngadaltë do të thotë vizitorë dhe shitje të humbura. NGINX do t’ju japë performancën më të mirë në mënyrë që faqja juaj të punojë në çdo kohë.

Kemi listuar disa nga avantazhet e NGINX në krahasim me Apache

  • Është deri në gjashtë herë më i shpejtë se Apache
  • Është tre herë më i shpejtë se Apache në SSL
  • NGINX bën që faqet e Magneto të funksionojnë deri në 75 herë më shpejt
  • Rrit performancën PHP me 50%
Koha e ngarkimit

Serverat e CloudyHost.com janë të konfiguruar me teknologjitë e serverit NGINX në mënyrë që faqet e internetit t’ju ofrojnë të gjitha përfitimet.

NGINX ofrohet falas me çdo paketë hosting që ju zgjidhni në CloudyHost.com