Çfarë është JetBackup?

JetBackup

JetBackup është një zgjidhje kryesore backup për cPanel. JetBackup ju lejon t’i bëni backup llogarisë tuaj cPanel shpejt dhe me efikasitet të lartë përmes cPanel Remote.

Pse u ofrojmë klientëve tanë JetBackup?

➤JetBackup u mundëson përdoruesve të bëjnë backup brenda panelit të kontrollit të web hosting.

➤Inkurajon përdoruesit për rëndësinë e ruajtjes së të dhënave të tyre të rëndësishme.

Pse JetBackup është i rëndësishëm?

JetBackup ka shumë përparësi në krahasim me backup-et tradicionale. J’a disa karakteristika:

Multi-planifikim

Multi-planifikimi ju lejon të krijoni planifikime të shumëfishta të cilat mund të aplikohen në të njëjtin backup.

Backup në çdo orë

JetBackup i bën backup llogarisë tuaj në çdo ore. Është një mundësi e domosdoshme për faqet dinamike me të dhëna që ndryshojnë shpesh.

Filtrimi i llogarisë

Ju keni mundësinë të vendosni filtra për të saktësuar se cilat llogari dëshironi të përfshni ose të përjashtoni në backup-in tuaj.

Disa opsione të JetBackup                   

Backup i plotë i llogarisë

Mund të shkarkoni një kopje rezervë të plotë të llogarisë suaj në JetBackup.

Backup i skedarëve

Seksioni i File Backups në JetBackup do t’ju lejojë të riktheni çdo skedar dhe dosje që dëshironi.

Backup i Bazës së të dhënave

Seksioni i Backupeve të bazës së të dhënave në JetBackup do t’ju lejojë të riktheni çdo databasë. Ju do të shihni një listë të bazave të të dhënave tuaja, si dhe kohën që është bërë backup i tyre.