Çfarë është WordPress?

WordPress është mënyra më e thjeshtë dhe më popullore për të krijuar një faqe interneti ose një blog. Mund të jetë sistemi më i lehtë dhe më fleksibël i menaxhimit të përmbajtjes (CMS) për fillestarët.

WordPress ju mundëson të ndërtoni dhe menaxhoni faqen tuaj të internetit pa pasur nevojë të mësoni si të kodoni.

Çfarë mund të bëjë WordPress?

WordPress është një platformë e shkëlqyer për shumëllojshmëri faqesh.

Këtu janë vetëm disa shembuj të llojeve të faqeve të internetit që mund të ndërtoni me WordPress:

• Blog

• E-commerce

• Biznes

• Portfolio

• Forum etj.

Pse duhet të përdorni WordPress?

WordPress është i lehtë për t’u mësuar dhe përdorur. Mund t’a menaxhoni dhe përditësoni lehtë përmbajtjen tuaj dhe pa njohuri teknike.

Ka mijëra tema dhe shtojca që ju mundësojnë të ndryshoni lehtësisht pamjen e faqes suaj, madje mund të shtoni veçori të reja me vetëm disa klikime.

WordPress themes

WordPress është miqësore për SEO dhe vjen me shumë komponente shtesë që mund të përmirësojnë rënditjen e faqes tuaj. Mund të përmendim meta data, tags, shtojcat etj.

WordPress seo

WordPress është i shpejtë dhe i sigurt. Është ndërtuar me standardet më të mira për ta bërë atë zgjedhjen ideale.

WordPress security

A është WordPress zgjedhja e duhur për ju?

WordPress është mënyra më e mirë për të ndërtuar një faqe interneti. Është tepër fleksibël, me mijëra tema, shtojca dhe mundësi për të siguruar që faqja e juaj të ketë sukses në të ardhmen.

Në mënyrë që të krijoni faqen WordPress, do të keni nevojë për dy gjëra:

  1. Domain(si p.sh www.cloudyhost.com)
  2. Web Hosting (një shërbim që shfaq faqen tuaj në internet)

CloudyHost.al ofron domain-in FALAS nëse merrni një nga paketat tona të hosting.

Zgjidhni paketën hosting dhe filloni të përfitoni të mirat e përdorimit të WordPress.