Çfarë është Magento?

Magento është një platformë ecommerce e ndërtuar mbi teknologjinë me burim të hapur i cili i siguron tregtarëve kontroll mbi pamjen, përmbajtjen dhe funksionalitetin e dyqanit të tyre në internet.

Magento është projektuar që të përdoret dhe nga dikush që nuk ka njohuri teknike dhe ofron një shumëllojshmëri shtojcash dhe temash për dyqanin tuaj.

Pse të përdorni Magento?

Fleksibël

Magento jo vetëm ofron zgjidhje fleksibël, por gjithashtu jep dhe mundësinë për të përshtatur dhe zgjeruar platformën tuaj, për të krijuar përvoja unike dhe të diferencuara të markës. Kjo platformë ka aftësinë për t’u përshtatur mirë dhe për t’u ndryshuar sa herë qe ju dëshironi.

I sigurt

Siguria është faktor i rëndësishëm. Magento ofron funksione që e bëjnë dyqanin të sigurt nga sulmet online. Dhe nga pikëpamja e konsumatorëve ata gjithmonë preferojnë ato dyqane për të cilat ata ndihen të sigurt për transaksionet online. Pra, Magento është një zgjedhje shumë e mirë për ndërtimin e një dyqani ecommerce.

Shpejtësi më e mirë

Magento njihet për fuqinë e saj për të prodhuar faqe që ngarkohen shpejt dhe jemi të sigurt që do t’ju befasojë me performancën.

Miqësore për SEO

Magento është miqësore dhe i përditësuar me faktorët më të fundit SEO.

Opsionet e shumëfishta të pagesës

Pagesa me një klikim, blerjet dhe faturimi për më vonë, mundësitë e shumta të pagesës janë disa nga përfitimet më të mëdha të përdorimit të Magento.

Si të instaloni Magento-n?

Së pari, ju duhet të zgjidhni një nga planet tona hosting.

Softaculous ju lejon të instaloni Magento-n. Kjo është një nga mënyrat më të lehta për instalim dhe nuk keni nevojë për njohuri të thella teknike ose përvojë të mëparshme për të përfunduar instalimin.

Klikoni në ikonën Softaculous për të shkuar në faqen kryesore të instalimit.

Gjeni dhe klikoni kategorinë E-commerce. Pastaj klikoni Magento.

Më pas do të kaloni në një faqe të re ku do të shihni detajet për instalimin e përfunduar. Pas këtyre hapave, mund të identifikoheni dhe të krijoni faqen tuaj të internetit Magento.