Çfarë është Ruby on Rails?

Rails janë një nga sistemet e shumta në botën e programimit të aplikacioneve dhe zhvillimit të uebit. Këto sisteme janë koleksione kodesh që i japin aplikacioneve dhe zhvilluesve të uebit zgjidhje për detyra të përsëritura, që kërkojnë kohë, gjëra të tilla si ndërtimi i menuve, tabelave në një faqe interneti.

Me fjalë të tjera, në vend që të shkruani çdo rresht të kodeve në një program nga e para, mund t’i referoheni sistemit dhe të gjeni kodin për funksionet e dëshiruara për faqet e internetit ose aplikacioneve.

Nëse jeni duke kërkuar për një punë sfiduese, argëtuese dhe kreative, si krijimi i faqeve të internetit të mrekullueshme që ndihmojnë njerëzit e interesuar, atëherë Ruby on Rails mund të jetë një zgjidhje e mirë.

Çdokush mund të mësojë Ruby on Rails, edhe pa përvojë programimi. Koha varet nga ju.

Përfitimet e përdorimit të Ruby on Rails

➤Është një zgjidhje e integruar. Rails ju jep gjithçka që ju nevojitet për të krijuar një aplikacion ueb.

➤Konfigurimet i’u kursjenë shumë kohë.

➤Mund të gjeni të gjitha mjetet dhe mbështetjen që mund të keni nevojë.

➤Ruby on Rails është vazhdimisht në zhvillim dhe mund të përfitoni karakteristikat më të reja.

Çfarë e bën Ruby on Rails ndryshe?

Rails i lejon zhvilluesit të përdorin gjuhën Ruby për zhvillimin e faqeve, dhe të dyja bashkë, Ruby dhe Rails bëjnë të mundur të mësoni aftësitë fillestare.

Një nga tiparet kryesore të Ruby: është një gjuhë programimi e orientuar nga objekti( object-oriented). Ndryshe nga disa gjuhë që funksionojnë duke i dhënë kompjuterit një listë të detyrave për të ekzekutuar, një gjuhë programimi e orientuar nga objekti i lejon një zhvilluesi të krijojë objekte virtuale në kodin e tyre. Çdo objekt ka atributet dhe aftësitë e tij specifike dhe mund të ndërveprojë me objekte të tjera për të kryer veprime. Një gjuhë e orientuar nga objekti e bën zhvillimin më pak të ndërlikuar duke u dhënë programuesve struktura që të punojnë.