Çfarë është Shared Hosting & si funksionon

Shared web Hosting

Shared Hosting është një shërbim hostimi që lejon disa faqe interneti të përdorin të njëjtin server. Pse bëhet kjo gjë? Përgjigja është e thjeshtë: kosto dhe resurse. Një server mund të hostoj më shumë se një faqe. Kështu, duke alokuar resurset për përdorues të ndryshëm, kostoja e mirëmbajtjes së serverit ulet ndjeshëm.

Si funksionon Shared Hosting?

Me fjalë të thjeshta, sa herë që shkruani URL-në e një faqe interneti në shfletuesin tuaj, ai po kërkon të gjejë serverin në të cilin është ruajtur kjo faqe. Pasi shfletuesi lokalizon serverin, ai dërgon një kërkese HTTP në server, duke kërkuar informacion dhe të dhëna për ta bërë faqen e internetit të dukshme.

Me shared hosting, procesi është saktësisht i njëjtë. Dallimi i vetëm është se një server është përgjegjës për ruajtjen e të dhënave për disa faqe interneti në të njëjtën kohë.

Shared Hosting është opsioni më i përballueshëm midis të gjitha opsioneve për hosting në internet, kjo është arsyeja pse preferohet nga kaq shumë njerëz.

Për kë është më i përshtatshëm Shared Hosting?

Ky lloj hostimi është ideal për bloget, faqet e lajmeve, programuesit fillestarë, përdoruesit e WordPress dhe dyqanet e-Commerce që fillojnë udhëtimin e tyre në internet. Ndarja e një serveri do të thotë që faqja juaj e internetit nuk është ende në fazën ku mund të krijoj shumë trafik si dhe të harxhoj shumë bandwidth.

Cilat janë benefitet e Shared Hosting?

Shared Hosting është një nga zgjidhjet që ofrohet në CloudyHost, dhe ka një arsye të mirë për këtë – ajo përmban shumë avantazhe për njerëzit që duan të krijojnë prezencën e tyre online. Le të shohim disa nga përfitimet që e bëjnë shared hosting të preferuar.

Kosto

Askush nuk dëshiron të investojë shumë para vetëm duke ndërtuar faqen, blogun ose dyqanin e tij online. Shared Hosting ju lejon të merrni shërbimin që ju nevojitet me një kosto të përballueshme.

Menaxhohet lehtësish dhe nuk ka nevojë për përvojë të mëparshme

Hostimi i një faqe kur nuk keni përvojë paraprake mund të duket si një pengesë shumë teknike dhe sfiduese për të kapërcyer. Për këtë arsye, shared hosting u krijua për të thjeshtuar si konfigurimin ashtu edhe menaxhimin e hostimit të faqes suaj të internetit.

Pasi të keni marrë planin e hostimit, CloudyHost do të konfigurojë serverin e përbashkët, do të instalojë softuerin e nevojshëm, do të monitorojë serverin dhe do të kujdeset në mënyrë efektive për të gjitha detajet e tjera. Kështu, nuk keni nevojë për ndonjë përvojë kodimi. Juve do t’ju shfaqet një panel i dizenjuar bukur që është intuitiv dhe i lehtë për t’u përdorur, nga konfigurimi i email-eve deri tek menaxhimi i domain-it tuaj. Çdo detaj do të paraqitet për ju në një mënyrë të thjeshtuar.

Shared Hosting është një mënyrë ideale për të nisur udhëtimin tuaj online.