Çfarë janë WordPress Shortcodes?

Image result for shortcodes

Shumë persona pyesin se çfarë janë Shortcodes në WordPress. Në këtë artikull të shkurtër, ju do të kuptoni rëndësinë e shortcodes në WordPress!

Shortcodes në WordPress u prezantuan në versionin 2.5 dhe që prej asaj kohe janë vërtetuar se janë një nga karakteristikat më të dobishme. Përdoruesit me njohuri mesatare si redaktuesit, kanë aftësinë për të botuar përmbajtje dinamike, pa pasur nevojë për aftësi programimi.

Çfarë janë Shortcodes?

Shortcodes janë pjesë të shkurtra kodi që lejojnë përdoruesit t’i shtojnë shumë funksione faqes .

Ato mund të futen në faqe, postime dhe tekste, kudo ku ju dëshironi të shtoni një veçori .

Ajo çfarë duhet të bëni është gjetja e shortcodes, kopjimi dhe vendosja në vendin ku dëshironi të shfaqet funksioni.

Çfarë mund të bëni me shortcode?

Me pak fjalë, një shortcode do t’ju lejojë të keni akses në çfarëdo lloj funksionaliteti. Përdorimi i një shortcode të WordPress është aq i thjeshtë sa kopjimi i kodit dhe vendosja e tij në redaktuesin e tekstit.

Ku t’i merrni shortcodes?

Shortcodes mund të vijnë së bashku me temat apo shtojcat WordPress.

Por nëse ato nuk janë të mjaftueshme, është e mundur të merrni shumë shortcode nëpërmjet shtojcës Shortcodes Unlimited, i cili përfshin 50 ose më shumë të tilla.

Krijimi i shortcodes

Çdokush mund të përdorë shortcodes pa pasur ndonjë aftësi teknike.

Zhvilluesit mund të krijojnë gjithashtu kodet e tyre personale, nga e para. Për shkak se WordPress është softuer me burim të hapur, përdoruesit mund t’i krijojnë ato për përdorime specifike që janë ekskluzive për një faqe të veçantë të WordPress ose t’i bëjnë ato të disponueshme për të gjithë komunitetin e WordPress.