CloudyHost është Certifikuar me Certifikatën e Sigurisë PCI DSS 2021
Si të blejmë një domain?
Në këtë postim do të mësoni se çfarë është emri i domain-it në të vërtetë dhe si mund ta blejmë atë.
Është shumë e rëndësishme në ditët e sotme të keni një adresë të personalizuar të biznesit që mund të shërbej në favorin tuaj. Nëse jeni dikush në fushën e marketingut, ose keni filluar një biznes të ri dhe doni një shans për “të luftuar” në internet, fillimisht duhet ti jepni rëndësi emrit tuaj të domain.
Një emër domain krijon një adresë për njerëzit që “të ndalojnë” dhe të bëjnë biznes.
Çfarë është një emër domain?
Një emër domain është adresa që njerëzit i shkruajnë në kutinë e shfletuesit URL për të hyrë në faqen tuaj të internetit. Mendojeni në këtë mënyrë: Nëse faqja juaj e internetit është shtëpia juaj, atëherë emri i domain-it do të jetë adresa juaj.
Hapat për të blerë një emër domain janë:
- Zgjidhni cloudyhost.com si një regjistrues domaini të besueshëm
- Kontrolli i disponueshmërisë së domain-it.
- Shkruani domain-in e dëshiruar.
- Zgjidh opsionin më të mirë në dispozicion.
- Finalizoni porosinë tuaj dhe plotësoni regjistrimin e domain-it.
- Verifikoni pronësinë e domenit tuaj të ri.
-Kontrolluesi i domain-it
Fillimisht bëhet kontrolli i disponueshmërisë. Në fakt, ne kemi mjetin e përkryer për të kontrolluar nëse një domain është i lirë apo i zënë.
-Shkruani domain-in e dëshiruar
Tani shkruani emrin tuaj të dëshiruar në fushën e kërkimit. Mjeti i kontrollit të domain-it do t’ju paraqesë një listë me opsionet në dispozicion që mund të regjistroheni.
-Zgjidhni domain-in tuaj
Sapo të gjeni një emër që ju pëlqen, vazhdoni me regjistrimin duke shtypur “Porosit”
-Zgjidhni shërbim hosting
Ju gjithashtu mund të zgjidhni dhe shërbim hosting nga CloudyHost.com
Duke marrë shërbimin hosting në CloudyHost ne ju ofrojmë domain falas.
-Plotësoni të dhënat tuaja
Sapo të përfundoni pagesën e domenit, do të ridrejtoheni te paneli i kontrollit. Brenda, do të gjeni kutinë e konfigurimit për të përfunduar regjistrimin e emrit të domain-it.
Pas plotësimit të të dhënave, zgjidhni metodën e pagesës dhe përfundoni porosinë.
Verifikoni pronësinë e domain-it tuaj të ri
Hapi përfundimtar është të verifikoni pronësinë e domain-it përmes adresës së postës elektronike që keni përdorur gjatë regjistrimit.
Urime! Ju tani e dini se si të blini një emër domain dhe të përfundoni procesin e regjistrimit fillestar.
Në këtë udhëzues, keni mësuar se si të blini një emër domain-i në cloudyhost.com .Blerja e emrave të domain-it është pjesë e lehtë. Sfida e vërtetë është të mendosh për një emër të mirë dhe të zgjedhësh shtesën e duhur.