Si të ç’aktivizoni WP-Cron(wp-cron.php) për performancë më të mirë

Cron jobs përdoren për të planifikuar detyra në një kohë, datë ose intervale fikse periodike në faqen tuaj. Disa shembuj të detyrave në WordPress mund të përfshijnë: planifikimin e një postimi për t’u publikuar, kontrolli për përditësime etj.

Në WordPress, kjo trajtohet nga WP-Cron, i cili përdoret për të simuluar një cron të sistemit. Sidoqoftë, në varësi të trafikut në faqen tuaj, përdorimi i mbajtësit të integruar të cron mund të fillojë të ndikojë në kohën e ngarkimit të faqes tuaj. Kështu që sot do t’ju tregojmë se si të ç’aktivizoni WP-Cron (wp-cron.php) dhe në vend të kësaj të përdorni një cron sistemi për performancë më të shpejtë.

Probleme të performancës me WP-Cron

Ne kemi të bëjmë me shumë faqe me trafik të lartë dhe për shkak të kësaj, kemi parë probleme të performancës me mbajtësin e integruar të WordPress Cron: WP-Cron. Së pari, është e rëndësishme të kuptoni se WP-Cron nuk është një punë e vërtetë e cron-it, është thjesht ajo që WordPress ka krijuar për të imituar atë që bën një cron sistemi.

WP-Cron nuk funksionon vazhdimisht. wp-cron.php aktivizohet në çdo ngarkim të faqes, gjë që në faqet me trafik të lartë mund të shkaktojë probleme. Nëse një faqe nuk ka mjaftueshëm resurse të PHP, do të vijë një kërkesë dhe WordPress do të krijojë cron, por cron duhet të presë pasi nuk ka resurse.

Gjithashtu, nëse një faqe nuk ka shumë trafik, detyrat në orare të caktuara mund të mos realizohen pasi askush nuk ka ngarkuar faqen.

Një mënyrë e mirë është të ç’aktivizoni WP-Cron dhe të përdorni sistemin cron. Kjo funksionon sipas një orari të paracaktuar dhe madje rekomandohet në manualin zyrtar të Plugin-it.

Si të ç’aktivizoni WP-Cron

Për të ç’aktivizuar WP-Cron, shtoni në filen wp-config.php, përpara rrjeshtit që thotë “That’s all, stop editing! Happy blogging.” 

define('DISABLE_WP_CRON', true);

Shënim: Kjo e ndalon ekzekutimin në ngarkimin e faqes, jo kur e realizoni drejtpërdrejt nëpërmjet wp-cron.php.

Si të planifikoni System Cron

Ju duhet të planifikoni wp-cron.php nga serveri juaj.

Nëse faqja juaj është një multisite, ka disa hapa shtesë të konfigurimit që duhet të bëni në mënyrë që punët e cron të funksionojnë për nën-faqet tuaja. Këtu janë disa burime që mund t’ju rekomandojmë për këtë:

Krijoni Cron Job në cPanel

Nëse jeni duke përdorur një host me cPanel, mund të krijoni gjithashtu një cron sistemi nga paneli i tyre i kontrollit.

Shënim: Sigurohuni që së pari të ç’aktivizoni WP-Cron default.

Hapi 1

Logohuni në cPanel. Në seksionin Advanced, klikoni në Cron Jobs.

Hapi 2

Nën seksionin Add New Cron Job, mund të zgjidhni një numër oraresh të ndryshme të përcaktuara, si p.sh. dy herë në orë ose një herë në javë. Hosti juaj ka një limit se sa shpesh ata lejojnë të ekzekutohen punët e cron. Dy herë në orë është një opsion i zakonshëm për shared hosting.

Hapi 3

Shtoni komandën e mëposhtme. Zëvendësoni https://domain.com me emrin tuaj të domain-it. Kjo komandë mund të ndryshojë pak bazuar në mënyrën se si është konfiguruar hosti juaj. Pastaj klikoni në “Add New Cron Job“.

wget -q -O - https://domain.com/wp-cron.php?doing_wp_cron >/dev/null 2>&1

Pjesa >/dev/null 2>&1 e komandës së mësipërme ç’aktivizon njoftimet me email.

Pa humbur kohë merrni një nga paketat host në CloudyHost për të krijuar prezencën tuaj online dhe direkt nga cPanel menaxhoni Cron Job.