Si të filloni një biznes online

Nëse gjithmonë keni dashur të filloni një biznes në internet, atëherë lexoni këtë artikull. Këtu janë hapat e parë për të filluar një biznes online.

Përcaktoni qëllimet tuaja

Si fillim, duhet të vendosni qëllime të qarta. Listoni të gjitha qëllimet që dëshironi të arrini në biznesin tuaj. Vendosni objektiva të strukturuara që mund t’i arrini.

Qëllimet që do të vendosni do të thjeshtëzojnë procesin e biznesit online.

Përcaktoni qëllimet tuaja

Zgjidhni një model biznesi online

Çdo model biznesi ka avantazhet dhe disavantazhet e saj. Duhet të jeni në gjendje të dini dhe të gjeni mënyrën e duhur e të bërit biznes, në mënyrë që të mos gaboni.

Mënyra më e lehtë është të zgjidhni një model ekzistues biznesi që ju pëlqen. Konsideroni aftësitë dhe talentet tuaja.

Por cilat janë disa modele biznesi online që mund të filloni?

Shitja e produkteve – është një nga llojet e modeleve të biznesit më të përhapura. Ju mund të shisni produktet që prodhoni ose produktet e njerëzve të tjerë .

Shitja e shërbimeve- Duke përdorur internetin, mund të bëni gjithçka. Ju mund të shisni shërbime nga më të ndryshmet. Mjafton të keni pak njohuri në shërbimet që do filloni të shisni.

Affiliate Marketing-Marketingu Affiliate është procesi i fitimit të komisioneve duke promovuar produktet e njerëzve të tjerë (ose kompanisë). Ju gjeni një produkt dhe e promovoni atë te të tjerët dhe fitoni një pjesë të fitimit për secilën shitje që bëni.

Bashkohuni Programit tonë të Affiliate tani dhe fitoni komisione për çdo porosi! Klikoni këtu për t’u bërë pjesë!

Vendosini një emër biznesit tuaj

Si fillim vendosni se çfarë dëshironi të komunikojë emri i biznesit tuaj. Sa më shumë kuptim të ketë emri i biznesit tuaj me atë që ju bëni, aq më pak mundim do keni t’a shpjegoni atë te njerëzit.

Këshilla që duhet të keni parasysh kur zgjidhni një emër:

  • Zgjidhni një emër që lidhet me biznesin tuaj dhe klientët të jenë të gatshëm të dallojnë se çfarë lloji biznesi është.
  • Zgjidhni një emër të thjeshtë.
  • Mos zgjidhni një emër që është i gjatë

Zgjidhni një emër domain-i

Emri juaj i domain-it me fjalë të tjera, është adresa juaj e internetit. Fatmirësisht, blerja e një emri domain për biznesin tuaj është një proces i lehtë . Blini tani domain-in në mënyrë që ta keni gati para se t’a marrin të tjerët.

Lexoni artikullin e mëposhtëm, pergatitur nga CloudyHost për të mësuar se si të blini një domain.

Si të blejmë një domain?

Zgjidhni një nga paketat e Web Hosting

Ju mund të zgjidhni hosting bazuar në sasinë e hapësirës së serverit që ju nevojitet dhe sa shpejt dëshironi që faqja e internetit të ngarkohet.

Zgjidhni CloudyHost.com për çdo shërbim hosting.

Pasi keni zgjedhur shërbimin hosting  shkoni te cPanel dhe instaloni WordPress.

Ndërtoni dhe dizenjoni faqen tuaj te internetit.

Ju keni më pak se pesë sekonda për të kapur vëmendjen e vizitorëve me dizajnin e faqes tuaj. Disa këshilla të rëndësishme për t’u mbajtur mend:

  • Zgjidhni shkrim të thjeshtë dhe një sfond të bardhë.
  • Bëjeni navigimin e faqes të thjeshtë.
  • Mblidhni adresat e-mail-it të vizitorëve.
Ndërtoni dhe dizenjoni faqen tuaj te internetit.

Përdorni SEO

Shumica e njerëzve do të lundrojnë në motorin e tyre të kërkimit si Google, Yahoo ose Bing, për informacionin që kërkojnë.

SEO është e rëndësishme sepse është mënyra me kosto më efektive për të sjellë vizitorë të rinj në biznesin tuaj.

Përdorni SEO