Si të krijojmë një faqe lajmesh?

Ndërtimi i një faqe lajmesh online mund të duket e ndërlikuar. Edhe me platformat dixhitale të disponueshme, është ende një detyrë mjaft e madhe për të gjeneruar përmbajtje, për ta mbajtur atë përmbajtje në një standard të caktuar dhe për ta publikuar rregullisht.

Tashmë ndërtimi i një faqe lajmesh është më e lehtë se kurrë, nëse keni mjetet dhe njohuritë e duhura. Ja çfarë do të duhet të bëni.

1- Zgjidhni një temë të përshtatshme në WordPress

Përdorni WordPress. Ka një arsye të mirë që ka mbi 60% të tregut të CMS: është i thjeshtë, funksional dhe mund të shtosh shumë opsione të ndryshme.

WordPress ka shumë tema falas të disponueshme, por ju gjithashtu mund të shfletoni faqe si ThemeForest dhe TemplateMonster për të shfletuar tema premium me pagesë që mund t’i përshtaten më mirë faqes tuaj.

Disa element që duhet të konsideroni para se të zgjidhni një temë për faqen tuaj të lajmeve:

1- Ngjarjet kryesore – Shumë tema të lajmeve ju lejojnë të nxirrni në pah ngjarjet kryesore, shpesh me shumë hapësirë kushtuar fotografisë. Për të zgjedhur temën e duhur, duhet të keni parasysh se si do ta mbushni këtë hapësirë, ose nëse është më mirë të zgjidhni një temë më konvencionale me theks në përmbajtjen e shkruar.

2- Opsioni i ngjyrave – Mund të jetë e vështirë të personalizoni ngjyrat e një teme falas që të përputhen me logon ose markën tuaj. WordPress është open source dhe ju mund ta modifikoni atë sipas dëshirës me CSS.

3- Opsioni për abonim – WordPress përmban shtojca si MemberPress për t’ju ndihmuar të krijoni llogari për abonimet. Në këtë mënyrë ju e përdorni faqen tuaj në WordPress për të fituar të ardhura. Ndjekësit duhet të paguajnë për të lexuar përmbajtjen tuaj.

2- Instaloni WordPress dhe ndërtoni faqen tuaj

Pasi të dini se çfarë dëshironi të arrini – dhe të jeni mjaft të sigurt se cilat tema do t’ju ndihmojnë të arrini atje – mund të kaloni në hapin tjetër. Është koha për të vënë në funksion faqen tuaj.

CloudyHost ofron instalim të WordPress me një klikim. Kjo do të thotë që ju mund të kaloni nga mungesa e një faqe interneti, në funksionimin e plotë të faqes brenda pak orësh.

Shikoni videon për të Instaluar WordPress me 1 klikim.

3- Përdorni shtojcat për të shtuar funksione të ndryshme

Falë shtojcave të WordPress, ju mund të personalizoni plotësisht faqen tuaj të lajmeve dhe të shtoni të gjitha llojet e funksioneve me vetëm disa klikime.

Disa nga shtojcat WordPress më të njohura për lajmet:

1- IssueM – Kjo shtojcë falas ju ndihmon të grumbulloni përmbajtjen tuaj në kategori.

2- Modern News Ticker – Mund të jetë e vështirë të gjenerosh përmbajtje të re sipas kërkesës, veçanërisht në ciklin e sotëm të ngarkuar të lajmeve 24/7. Modern News Ticker ju ndihmon të publikoni automatikisht titujt më të fundit, duke e bërë faqen tuaj të duket e përditësuar edhe pse nuk është përditësuar kohët e fundit.

3- 3D Flipbook – Nëse jeni duke pyetur veten se si mund ta bëni faqen tuaj të duket po aq bukur sa stilet e “flipbook” që shihni në faqet e tjera të internetit, 3D Flipbook është zgjidhja. Kjo shtojcë falas është e shkëlqyeshme për të gjitha llojet e materialeve në internet, duke përfshirë libra, broshura dhe karta, por mund të përdoret për këdo që boton një revistë dixhitale.

4- WP Magazine Modules Lite – WP Magazine Modules Lite ju ndihmon të ndërtoni një layout elegant të faqes tuaj. Kjo përfshin kategori specifike, si p.sh. postimet, shënime, afatet kohore dhe banners. Ekziston gjithashtu një veçori Post Carousel që ju ndihmon të nënvizoni përmbajtje të ndryshme gjatë kohës kur publikohet botimi juaj më i fundit.

4- Krijoni përmbajtje të vlefshme

Nëse doni të tërhiqni vëmendje ndaj përmbajtjes suaj, do t’ju duhet të mendoni se çfarë marrin njerëzit kur vizitojnë faqen tuaj.

Çfarë duan njerëzit tek faqja juaj? Intervista me të famshëm? Raporte hetimore? Lajme nga bota etj?

Çelësi këtu është të ndërtoni një faqe që tërheq vëmendjen nga tregu juaj specifik i synuar. Krijoni përmbajtje të thjeshtë, të lehtë për tu kuptuar dhe interesant për tu lexuar.