Pse ka rëndësi shpejtësia e faqes dhe si ta përmirësoni atë

Shpejtësia e faqes ka qenë një faktor renditjeje prej disa vitesh. Për më tepër, çdo vit, rëndësia e tij për pozicionet SERP të faqes tuaj po rritet sërisht.

Ajo që filloi si një tjetër parametër për të përcaktuar se sa shpejt një person do të shohë përmbajtjen që ka kërkuar është kthyer në një tregues masiv të përvojës së përgjithshme të përdoruesit të faqes.

Në fakt, në verën e vitit 2021, Google nxori përditësimin e Page Experience për të përmirësuar algoritmin e tij.

Faqet që ngarkohen më shpejt japin përmbajtjen dhe plotësojnë më shpejt nevojat e përdoruesit.

Çfarë është shpejtësia e faqes?

Shpejtësia e faqes përcaktohet si kohëzgjatja që duhet për të shfaqur të gjithë përmbajtjen në një faqe specifike, pra sa kohë i duhet shfletuesit për të marrë grupin e parë të informacionit nga serveri.

Çdo element i faqes, kodi HTML, CSS, skedarë të ndryshëm JavaScript, imazhe, video dhe multimedia të tjerë, ndikon në shpejtësinë e faqes. Në fakt, çdo gjë nga madhësia e një elementi (e matur në kilobajt) deri tek shpejtësia e serverit ku faqja hostohet, do të ndikojë në shpejtësinë e faqes.

Shpejtësia e faqes matet e ndarë në pajisjet desktop dhe celular. Kjo është për shkak të dallimeve teknologjike midis të dyjave, duke rezultuar në një përvojë të ndryshme për përdoruesit e desktopit dhe celularit.

Pse ka rëndësi shpejtësia e faqes

Shpejtësia e faqes është e rëndësishme për përdoruesit sepse është më efikase dhe ofron një përvojë shumë më të mirë tek përdoruesit.

Sipas një infografike të fundit të Kissmetrics, nëse një faqe kërkon më shumë se 3 sekonda për t’u ngarkuar, mbi një e katërta e përdoruesve do të kërkoj një rezultat tjetër kërkimi. Rritja Bounce rate nuk është ajo që SEO-të kërkojnë të bëjnë!

Përdoruesit e celularëve presin gjithashtu shpejtësi në ngarkimin e faqes. Në të njëjtin sondazh, 73% e përdoruesve raportuan se kanë vizituar një faqe të ngadaltë në ngarkim. Shpejtësia e faqes ndikon gjithashtu në shkallën e konvertimit. Për shembull, Walmart.com vuri në dukje se me çdo sekondë të rritjes së shpejtësisë së faqes, ata panë një rritje prej 2% në konvertim, nga thjesht vizitues në blerës/klientë.

Shpejtësia e faqes është gjithashtu e rëndësishme për motorët e kërkimit (SEO).

Në vitin 2010, Google njoftoi se shpejtësia e faqes do të përfshihej si një nga faktorët e renditjes për indeksin e kërkimit të tyre.

Në vitin 2017, Google njoftoi se do t’i kushtojë edhe më shumë vëmendje shpejtësisë së faqes, duke përfshirë shpejtësinë e faqes në celulare gjithashtu. Google po eksperimenton me një projekt Accelerated Mobile Pages (AMP) – një projekt që synon të bëjë që faqet të ngarkohen më shpejt në pajisjet celularë.

Kohët e fundit, motori i kërkimit zgjeroi rëndësinë e përvojës së përdoruesit duke futur Page Experience në kriteret e renditjes. Ky kriter, kombinon Core Web Vitals me parametrat ekzistuese si mobile friendly dhe shfletimi i sigurt.

Page Experience synojnë të vlerësojnë faqet e internetit sipas cilësisë së përvojës së tyre tek përdoruesit e vërtetë.

Shpejtësia e faqes është një nga faktorët më të rëndësishme që ndikon në përvojën e përdoruesit.

Parametrat për shpejtësinë e faqes

Shpejtësia e faqes është një faktor kompleks i lidhur me performancën e faqes në internet dhe për të kapërcyer çdo problem që lidhet me të, ia vlen të kuptoni se si matet.

Ka disa parametra që ndikojnë ose lidhen me shpejtësinë e faqes. Le të shikojmë Core Web Vitals:

1- Largest Contentful Paint (LCP): Kjo lidhet me kohën e ngarkimit të një faqeje. Përmbajtja kryesore e një faqeje është ngarkuar siç duhet.

2- First Input Delay (FIP): Merret me interaktivitetin e një faqeje. Vonesa e parë përfaqëson kohën nga momenti kur një përdorues ndërvepron për herë të parë me faqen tuaj, deri në momentin kur shfletuesi është në gjendje t’i përgjigjet në mënyrë të përshtatshme atij ndërveprimi.

3- Cumulative Layout Shift (CLS): Thekson rastet kur ngarkimi i një faqeje ndryshon papritur. Pra faqja ndryshon formë dhe në këtë mënyrë përdoruesi mund të klikoj aksidentalisht në butonin e gabuar.

Këtu është një pamje nga Google që tregon se si Core Web Vitals kombinohen me faktorë të tjerë të faqes për të krijuar sinjalet e Page Experience :

Faktorët që ngadalësojnë faqet

Disa arsye nga të cilat faqja juaj mund të ngadalësohet:

Së pari, një faqe që përmban imazh të paoptimizuar, veçanërisht faqet me imazhe të larta DPI, mund të ngarkohet ngadalë. Optimizimi i imazheve mund të bëjë që faqja juaj të ngarkohet më shpejt.

Një problem tjetër ndodh nëse faqja juaj e internetit ka shumë skedarë të mëdhenj që duhet të shkarkohen.

Paraqitja e shumë skripteve JavaScript do të ngadalësojë gjithashtu një faqe. Një mjet kompresimi ose minimizimi i JavaScript zvogëlon madhësinë e shkarkimit tuaj.

Përdorimi i cache. Kjo ruan kopjet e faqeve tuaja të internetit nga një javë në një vit për faqe të përditësuara më rrallë dhe mund të ulë TTFB-në tuaj.

Kodi i papërdorur, si CSS, JS apo skriptet e tjera të mbetura në HTML të faqes do të rrisë gjithashtu kohën e ngarkimit të faqes.

Një problem tjetër serioz është kthimi i skripteve shumë herët ose shumë vonë. Shpesh, zhvilluesit i dizenjojnë faqet e tyre që të përdoren vetëm pasi të jetë ngarkuar e gjithë përmbajtja.

Sidoqoftë, për shumicën e përdoruesve, mjafton të shohin së pari përmbajtjen e mësipërme për të filluar të kërkojnë tek faqja. Kjo i jep kohë shfletuesit për të ngarkuar pjesën tjetër të faqes, pa e mbajtur një përdorues në pritje.

Analizimi i shpejtësisë së faqes

Ju mund të mos e dini se si përdoruesit po ndërveprojnë me faqen tuaj të internetit nëse nuk analizoni shpejtësinë e faqes.

Ju mund të përdorni Google Lighthouse – një mjet falas, me burim të hapur – që kontrollon performancën e faqes. Ky është një mjet i shkëlqyeshëm për t’u përdorur për të parë çështjet kryesore të performancës dhe për të identifikuar nëse aplikacionet progresive të faqes suaj plotësojnë kualifikimet.

Konkluzioni

Optimizimi i shpejtësisë së faqes suaj është i nevojshëm për të ardhmen. Ndërsa Google vazhdon të shpërblejë faqet mobile-friendly dhe faqet me një përvojë pozitive ndaj përdoruesit, fokusi juaj duhet të jetë në përmirësimin e shpejtësisë së faqes suaj.