CloudyHost është Certifikuar me Certifikatën e Sigurisë PCI DSS 2021
Si të zgjidhni një temë WordPress
Dy nga gjërat më të vështira për të krijuar një faqe në WordPress është zgjedhja e domain dhe zgjedhja e temës.
Zgjedhja e temës kërkon kohë pasi ekzistojnë shumë opsione të ndryshme, dhe shpeshherë zgjedhja e temës së parë që ju shikoni nuk është funksionale për faqen tuaj.
Sigurisht ne nuk mund t’iu themi se cila temë është e duhura për faqen tuaj, por si ekspert në WordPress Hosting, mund t’iu japim disa këshilla që ju ndihmojnë të bëni një zgjedhje sa më të mirë.
1- Zgjidhni një temë që suporton versionin e fundit të WordPress
Kjo nuk ka të bëj më pamjen apo fontin, ka të bëj me funksionimin si dhe me sigurinë.
Tema juaj duhet të funksionoj me versionin e fundit të WordPress për këto 3 arsye mjaft të rëndësishme:
- Opsionet e ndryshme që ofron WordPress nuk mund të funksionojnë sic duhet me një temë që nuk është funksionale me versionin e fundit të WordPress.
- Nqs ju nuk zgjidhni një temë që suporton versionin e fundit të WordPress, ju nuk do të bëni përditësime, të cilat shkaktojnë probleme në sigurinë e faqes.
- Nqs shtojcat që ju përdorni për faqen tuaj kërkojnë versionin e fundit të WordPress dhe ju nuk i bëni dot përditësimet nga tema që keni zgjedhur, atëherë do të keni probleme me funksionimin e faqes, pasi shtojcat nuk mund të bëjnë funksionin e tyre.
Zgjidhja për këtë, është të zgjidhni tema që suportojnë versionin aktual të WordPress si dhe versionet e tjera që do të dalin.
2- Mos zgjidhni një temë që nuk është përditësuar kohët e fundit
Sigurohuni që tema që ju zgjidhni është përditësuar kohët e fundit.
Nqs një temë ka versionin e fundit të WordPress por nuk është e përditësuar më shumë se 1 vit, atëherë me shumë mundësi kjo temë nuk do të përditësohet më, dhe nuk do të funksionoj me versionet e tjera të WordPress.
3- Zgjidhni një temë që funksionon për faqen tuaj
Zgjidhni një temë që i përshtatet faqes tuaj dhe ofron opsionet që ju kërkoni.
Përdorni filtrin që t’iu ndihmoj në zgjedhjen e temës.
4- Zgjidhni një temë që funksionon shumë mirë në celular
Të gjitha temat duhet të jenë responsive, pra në ekrane të madhësive të ndryshme, të jenë funksionale dhe të përshtatshme për t’u përdorur nga përdoruesit.
Në momentin që ju testoni një temë, duhet t’a shikoni si në desktop ashtu edhe në celular.
Sigurisht që është i rëndësishëm versioni në desktop, por në ditët e sotme është pak më i rëndësishëm versioni në celular. Në vitet në vazhdim do të jetë edhe më i rëndësishëm. Kjo për arsye se trafiku më i madh i faqeve, vjen nga celulari sipas studimit të fundit në 2021 të bërë nga Statista.
5- Zgjidhni një temë që ka vlerësime pozitive nga përdoruesit
Në momentin që ju keni zgjedhur temën dhe jeni siguruar që i plotëson të gjitha kushtet si më lart, kontrolloni vlerësimet.
Tek WordPress.org, për çdo temë, keni dhe vlerësimet.
Në bazë të vlerësimeve që kanë bërë përdoruesit ju mund të shikoni nqs tema është e duhura për juve si dhe nuk do t’iu shfaqen probleme më vonë.
6- Mos zgjidhni një temë nga një burim i panjohur
Gjithmonë duhet të zgjidhni temat nga një burim i njohur. Janë disa zhvillues të besueshëm që postojnë temat tek WordPress.org ose në faqet e tyre personale. Kontrolloni vlerësimet gjithashtu.
Asnjëherë mos merrni tema nga burime jo të sigurta si dhe të panjohura, pasi mund të merrni një temë me virus që ju shkakton probleme.
7- Zgjidhni një temë që hapet shpejtë
Zgjidhni një temë që është koduar sa më saktë dhe që nuk ka emelement të tepërt.
Në pamje të jashtme ajo do të jetë sa më e thjeshtë por ndërkohë ka të gjitha funksionalitet që duhen.
Në këtë mënyrë faqja juaj do të hapet sa më shpejtë pasi tema është koduar të përdorë sa më pak resurse.
Astra është tema më popullore në WordPress, që ngarkohet për 400 millisekonda.
8- Zgjidhni një temë që është koduar për SEO
Përdorimi i një teme të optimizuar do t’iu ndihmoj shumë në optimizimin e faqes si dhe në rënditjen në motorët e kërkimit.
Si mund ta gjeni nqs tema është e optimizuar për SEO? Ju mund ta dalloni që tema juaj është e optimizuar për SEO nga disa faktorë si: struktura e URL që është e thjeshtë për t’u gjetur nga motorët e kërkimit, shpejtësia e ngarkimit të temës, si dhe tema është mobile-friendly.
9- Zgjidhni një temë duke u bazuar tek kualiteti dhe jo vetëm nga çmimi
Temat falas mund të jenë një opsion i mirë në momentin që ju keni një buxhet të reduktuar.
Por një temë e blerë ju jep opsione që nuk mund t’i keni me temën falas. Ajo ka suport që mund t’iu ndihmoj për probleme që mund të keni. Gjithashtu mund t’iu kursej shumë kohë në optimizim, SEO etj.
Merrni në konsideratë të gjithë këto faktorë para se të bëni një zgjedhje.
Jeni gati të krijoni apo të transferoni faqen tuaj? Shikoni opsionet për hosting në WordPress që ofron CloudyHost.