Tashmë Web hosting i sigurtë me CloudyHost dhe ImunifyAV!

ImunifyAv, Skaneri i fuqishëm kundër Malware tani në CloudyHost.com FALAS!

Siguria e faqes tuaj nuk do te jete nje shqetesim

Në 2018, cPanel, në bashkëpunim me CloudLinux, filluan të ofronin integrimin ImunifyAV në të gjithë serverat cPanel dhe WHM. ImunifyAV është një produkt nga CloudLinux që u ofron të gjithë klientëve mundesine per dedektim te malware, viruseve apo cdo file te infektuar.

Duke parë rëndësinë e ImunifyAV ne menduam se do të ishte një mjet shumë i nevojshëm për te gjithe klientet tane.

Pra, çfarë është ImunifyAV?


ImunifyAV eshte skaner kunder malware dhe  viruseve ne faqen tuaj. ImunifyAV ben nje skanim automatike te faqes dhe ju njofton per te gjithe filet e infektuara. Ajo cfare ju duhet te beni pastaj qe te mbani faqen e sigurt, eshte ti fshini keto file.

Nuk ka asnje menyre tjeter qe te sigurohemi qe faqja jone nuk permban malware deri ne momentin qe bejme skanimin. Zakonisht keto file te infektuar mund ti zbulojme shume vone, mbase dhe ne momentin qe kane shkaktuar problem. Tashme me ImunifyAV dedektimi i ketyre fileve behet menjehere, duke bere te mundur rikuperimin e faqes pa shkaktuar deme.

Mbajtja ne kontroll e faqes është hapi i parë drejt sigurisë.

  • ImunifyAV zbulon të gjitha llojet e malware në të gjitha llojet e files. Nuk ka rëndësi nëse faqet e internetit tuaj janë të bazuara në PHP (si WordPress, Joomla dhe Drupal), ose të ndërtuara me HTML. ImunifyAV zbulon malware-in e fshehur në skedarë duke përdorur kodimin.
  • ImunifyAV siguron mbrojtje efektive anti-malware. Ajo mund të zbulojë dhe t’ju njoftojë për shumë metoda të sulmeve të hakerave. Ju pastaj mund të ndërmerrni veprime për të pastruar manualisht skedarët e infektuar dhe për të mbajtur faqet e internetit të sigurta.
  • Është efikase dhe nuk e ngarkon sistemin tuaj. Siguria është shumë e rëndësishme. Hakerët automatizojnë shumë sulme, kështu që pastrimi i malware është zgjidhja më e mirë.

Mbajtja e një sistemi të përditësuar është këshilla më e mirë për përmirësimin e sigurisë së sistemit.

ImunifyAV ju ndihmon të mbani faqen tuaj te internetit pa malware.