WordPress 6.1: Çfarë ka të re në këtë version?

Versioni i WordPress 6.1 “Misha”, është publikuar më në fund. Ai prezanton mbi 400 përmirësime thelbësore dhe rregullime të bug dhe ndryshime nga Gutenberg në softuerin bazë.

Duke qenë se ky version është ende pjesë e fazës së dytë të projektit Gutenberg, ai përmban shumë përmirësime në editimin e bllokut të tekstit. Për më tepër, ai vjen me temën e re by default Twenty Twenty-Tree.

Tema e re Twenty Twenty-Three

Pas temës Twenty Twenty-Two në WordPress 5.9, 6.1 prezanton një temë të re të quajtur Twenty Twenty-Tree.

Ajo vjen me njëmbëdhjetë stile temash, duke ju lejuar të ndryshoni lehtësisht skemën e ngjyrave dhe tipografinë nëpërmjet opsionit Global Styles. Edhe nëse nuk dëshironi të përdorni stile temash by default, shumëllojshmëria e gjerë e opsioneve ofron mundësi shumë të mira për personalizim.

Një përmirësim tjetër në Twenty Twenty-Tree është tipografia. Jo vetëm që merrni më shumë opsione të fonteve, por ato janë të disponueshme në të njëmbëdhjetë stilet. Kjo lejon më shumë liri në zgjedhje.

Përmirësimet e editimit të bllokut

Opsionet në template

6.1 vjen me dy opsione të reja template – Page dhe Post. Versioni i ri gjithashtu thjeshton procesin e krijimit të template duke shtuar automatikisht modelet përkatëse, kështu që nuk duhet të filloni më nga e para.

Për shembull, kur shtoni template Single Item: Post, ai do të fillojë me modele blloku që përfshijnë përmbajtjen e postimit, pjesën e pyetjeve/komenteve dhe pjesët e template si titulli dhe fundi. Nga ajo pikë, mund të filloni të personalizoni paraqitjen ose dizajnin.

Një përmirësim tjetër është se ju mund të zgjidhni të shtoni template në të gjithë artikujt ose në një pjesë të veçantë. Për shembull, kur shtoni një template autori, do t’ju kërkohet të zgjidhni nëse template do të zbatohet për të gjithë autorët apo vetëm për një.

Në këtë mënyrë, ju mund të krijoni template të përshtatura për Autorin, Kategorinë dhe Post-in.

Përveç kësaj, tani ekziston opsioni i template të personalizuar që ju lejon të krijoni një template të ri për çdo postim ose faqe. Ai do të shfaqë një model të ngjashëm me template të postimit, por ju mund ta rindërtoni atë për t’iu përshtatur çfarëdo lloji përmbajtje.

Bllokimi i bllokut

Bllokimi i bllokut siguron që blloqet tuaja të përmbajtjes nuk do të fshihen ose zhvendosen aksidentalisht. Sidoqoftë, kyçja e një blloku në tërësi mund të marrë shumë kohë pasi duhet të kyçni të gjitha blloqet individuale një nga një.

WordPress 6.1 prezanton një përmirësim të ri në këtë sistem, duke ju lejuar të aplikoni bllokimin e bllokut për të gjithë elementët brenda një grupi blloku.

Editimi vetëm i përmbajtjes

WordPress 6.1 mbështet editimin vetëm për përmbajtjen e grupeve, cover dhe kolonave duke përdorur atributin templateLock. Kjo ju lejon të bllokoni layout të përmbajtjes gjatë shkrimit, ngarkimit të imazheve apo editimit të përmbajtjes.

Përditësimi i kuotave dhe listave të blloqeve

Kuota dhe lista e blloqeve tani mund të përmbajnë blloqe të brendshme për më shumë fleksibilitet në përmbajtje.

Insertimi i bllokut është tani i disponueshëm në bllokun e kuotave. Mund ta përdorni për të shtuar çdo bllok në përmbajtje duke klikuar ikonën e shtimit të bllokut (+) ose duke shtypur / në linjën e bllokut të kuotave.

Për shembull, ju mund të shtoni një bllok titulli përpara se të shkruani tekstin më poshtë ose për të përfshirë një imazh në bllokun e kuotave.

Blloqe të shumta brenda bllokut të kuotave ju lejojnë të riorganizoni lehtësisht përmbajtjen e brendshme.

Featured Image

WordPress 6.1 vjen me opsionin për të shtuar Featured Image kur jeni duke shtuar një bllok cover. Në këtë mënyrë, ju mund të shtoni Featured Image më lehtë dhe më shpejt.

Opsionet e dimensioneve

WordPress 6.1 shton një slider me shtatë opsione për dimensionet, të tilla si hapësira e bllokut dhe margin. Kjo i lejon përdoruesit të vendosin një vlerë sa më shpejtë dhe të aplikojnë lehtësisht të njëjtën vlerë për blloqet e tjera.

Vazhdon të ekzistoj ende një buton për t’u kthyer në hapësirën e vjetër nëse dëshironi të përfshini vlera të personalizuara.

Përditësimi i butonit të rishikimit

Butoni Preview tani emërtohet View, por ai ende funksionon në mënyrë të ngjashme. Kjo ju lejon të zgjidhni midis pamjeve në desktop, tablet dhe celular dhe të hapni pamjen paraprake në një skedë të re.

Dallimi i vetëm është opsioni i ri View Site, i cili do të hapë faqen tuaj në një skedë të re.

Opsionet e Template në bllok

Opsionet e template janë tani të disponueshme në insertimin e bllokut. Kjo e bën më të lehtë krijimin ose personalizimin e template-ve të rinj pasi mund t’i shtoni këto opsione me disa klikime.

Opsionet e reja tek Preference

Një opsion i ri “Always open list view” ofrohet në preferencat e editimit të bllokut. Për ta aksesuar, klikoni butonin Options në këndin e sipërm djathtas të edituesit dhe zgjidhni Preferencat.

Duke aktivizuar këtë opsion, List View do të shfaqet by default kur të hapni edituesin e bllokut.

Të dhënat e përditësuara të editorit

Tek Details Menu janë shtuar opsione të reja si: koha për të lexuar artikullin së bashku me numrin e fjalëve dhe karaktereve. Në këtë mënyrë, ju mund të vlerësoni më mirë se sa kohë do të duhet për të lexuar përmbajtjen.

Përditësimi i përmbajtjes së postimit

Seksioni Status & visibility tek postimet tani quhet Summary. Opsionet e permalink dhe te tempate janë tashmë tek ky seksion.

Përmirësimet e Temave

WordPress 6.1 sjell shumë përmirësime në personalizimin e temave, duke përfshirë panelin e përmirësuar të Global Styles dhe modelet fillestare të personalizuara.

Përmirësimet e Global Styles

Ka disa ndryshime në ndërfaqen e Global Styles.

E para është elementi i titujve që mund të konfiguroni në seksionet e tipografisë dhe ngjyrave. Në versionin e mëparshëm, titujt ndiqnin stilin global të tekstit, por në WordPress 6.1, ju mund t’i bëni titujt të përdorin tipografi dhe ngjyra të ndryshme në të gjithë faqen e internetit. Në këtë mënyrë nuk keni më nevojë të personalizoni blloqet e titullit individualisht.

Për elementin Buttons tashmë mund të bëni ndryshime si në tipografi dhe ngjyrë. Ngjashëm me elementin e titujve, tani mund të vendosni tipografi dhe ngjyra të ndryshme për tekstin dhe sfondin e butonit.

Përmirësim tjetër është ndërfaqja në Global Styles. Në versionin e mëparshëm, mund të ndryshonit vetëm opsionet e padding. WordPress 6.1 u përmirësua ndjeshëm në këtë duke shtuar kontrollet e gjerësisë së zonës së përmbajtjes dhe ndarjes së bllokut. Për Padding dhe Block Spacing është shtuar një slider për personalizime.

Filtri i Block Theme

Kur shkoni tek Appearance -> Themes -> Add New, mund të shihni filtrin e Bllokut të Temave.

Si të përditësoni WordPress në versionin 6.1

Përditësimi në WordPress 6.1 duhet të zgjasë vetëm disa minuta, dhe ka disa mënyra për ta bërë atë lehtësisht. Ne rekomandojmë krijimin e një kopje rezervë dhe testimin e versionit të ri përpara se të vazhdoni me përditësimin në faqen tuaj kryesore.

Në këtë mënyrë, do të jeni të sigurt që versioni i ri funksionon në mënyrë të përsosur me përmbajtjen, temat dhe shtojcat e faqes suaj të internetit.

Pasi të jeni gati për të vazhduar, zgjidhni një nga mënyrat e mëposhtme për të përditësuar WordPress:

  • Tek paneli i WordPress – shkoni tek Dashboard -> Updates dhe klikoni Please update now.
  • Përditësimi manualshkarkoni skedarët WordPress 6.1 nga WordPress.org. Ekstraktoni skedarin .zip dhe fshini dosjen wp-content dhe skedarin wp-config-sample.php. Më pas, përdorni FTP për të mbishkruar skedarët dhe dosjet bazë të WordPress, duke përjashtuar dosjen wp-content dhe skedarin wp-config-sample.php.
  • WordPress command-line interface (WP-CLI) – përdorni SSH për të hyrë në publike_html dhe ekzekutoni komandën e përditësimit wp core për të kryer përditësimin.

Konkluzioni

WordPress 6.1 shton më shumë përmirësime në edituesin e bllokut për të thjeshtuar rrjedhën e punës dhe për të bërë personalizime shtesë, si p.sh. stilet globale dhe veçoritë e kyçjes së bllokut. Versioni i ri vjen gjithashtu me një temë të re by default dhe më shumë opsione të disponueshme në skedarin theme.json.

Përditësoni faqen tuaj në WordPress 6.1 nëse nuk e keni bërë tashmë. Në këtë mënyrë, do të përfitoni nga veçoritë e reja dhe do të mbroheni nga problemet e mundshme të versioneve më parë. Mos harroni të bëni kopje rezervë të faqes tuaj dhe ta testoni paraprakisht versionin më të fundit.