Si të gjeni domain që lidhen me fjalët trending

NFT, DAO, Metaverse, këto janë disa fjalë që nëse do t’i përmendje vite më parë njerëzit do t’ju kishin ngulur sytë. Por tani, ato janë fjalë të njohura falë teknologjive dhe tendencave të reja.

Kur termat e rinj bëhen të njohur, mund të krijojë kërkesë për domain me këto fjalë kyçe. Kjo është një mundësi për investitorët të cilët regjistrojnë emrat përkatës dhe pastaj i rishesin.

Për shembull, PlanetNFT.com u regjistrua në janar 2021 dhe u shit për 49,999 dollarë në gusht 2021. NFTDex.com u regjistrua në shkurt 2020 dhe u shit për 25,000 dollarë në maj 2021. Dao.finance u regjistrua në shtator 2020 dhe u shit për 9,888 dollarë.

Gjetja e fjalëve trending

Truku i parë për regjistrimin e domain-eve të vlefshëm përpara se ato të regjistrohen është të jeni të përditësuar për fjalët trending.

Këtu janë disa vende për të gjetur fjalët kyçe në trend:

Google Trends – Shikoni termat në trend në kërkimin në Google. Kini kujdes që të mos regjistroni domain që përmbajnë marka tregtare, pasi shumë nga kërkimet në trend janë emra markash.

Twitter – Ndiqni njerëzit dhe idetë e reja për të kërkuar fjalët kryesore.

Publikime të tregtisë dhe teknologjisë – Fjalët kyçe shpesh popullarizohen në disa komunitete dhe zgjerohen pastaj. Revistat kërkimore, forumet akademike dhe faqet e veçanta të teknologjisë janë vende të shkëlqyera për të kërkuar fjalë kyçe.

Sigurisht, gjetja e domain-eve të disponueshëm për një fjalë trending mund të jetë e vështirë. Mund t’ju duhet të regjistroni domain-et përpara se fjala kryesore të bëhet e zakonshme, dhe gjithmonë ekziston rreziku që fjala të mos përhapet dhe të mos jetë më e njohur. Në të njëjtën kohë, nëse prisni që fjalën ta regjistroni pasi të shfaqet në një botim të zakonshëm si The Wall Street Journal, mund të jetë tepër vonë.

Gjetja e domain-it përkatës

Ju keni disa fjalë kyçe që mendoni se do të bëhen fjalë të rëndësishme. Tani, si i gjeni domain-et përkatëse për t’u regjistruar?

Direkt nga faqja e CloudyHost ju mund të regjistroni domain që ju dëshironi. Si të blini një domain?

  1. Vendosni fjalën kyçe.
  2. Zgjidhni prapashtesën që ju dëshironi si .al, .com, .net, .org etj.
  3. Nqs domain që ju kërkoni është i zënë, ju shfaqen kombinime të ndryshme që janë akoma të lira për t’u regjistruar.

Vlerësimi i domain-it

Pasi të keni një listë të domain-eve në dispozicion për t’u regjistruar, ju sugjerojmë të mendoni sërisht se cilat prej tyre kanë më shumë potencial për t’u rishitur në të ardhmen.

Është e mundur që fjala kyçe juaj të mos jetë në trend për një kohë të gjatë. Pra, është mirë të filloni me një pjesë të vogël të regjistrimeve derisa të jeni të sigurt se fjala do të hyjë në leksikun popullor.

Ju mund të vazhdoni me gjetjen e fjalëve të reja kyçe dhe emrave përkatës të domain-eve në cloudyhost.com. Paneli në cloudyhost.com e bën kërkimin e kombinimeve të pafundme super të shpejtë.